U denoncua i zhdukur, Daniel Shima kthehet në shtëpi: Isha zënë me të dashurën

U denoncua i zhdukur, Daniel Shima kthehet në shtëpi: Isha zënë me të dashurën

Ish- zv.drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është kthyer pranë familjes. Ai u denoncua i zhdukur pasditen e së mërkurës nga familja. Gjatë deklarimeve që Shima ka dhënë pas rikthimit ka pohuar se ishte larguar në jug të vendit, pas një sherri që kishte pasur me të dashurën e tij, por pa dhënë shpjegime lidhur me mesazhin e dhënë familjes se po e arrestonte policia. Shima ka mbajtur postin e zv.drejtorit për katër vite, duke u marrë me prokurimet publike të AKSHI-t, ndërsa një vit më parë është tërhequr nga kjo detyrë për t’iu përkushtuar biznesit privat. Ai është marrë më herët në pyetje edhe nga SPAK lidhur me tenderat e këtij institucioni. Lexo edhe: Zhduket ish-zv/drejtori i AKSHI-t...