Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Do bëhet nami/ Çfarë do të ndodhë në shtator pas paralajmërimit të Flamur Nokës dhe Tedi Blushit
Opozita në shtator do të rinisë aksionin kundër qeverisë së Edi Ramës. Kryefjalë e revoltës do të jenë zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, të cilat opozitarët i quajnë një farsë. Newsbomb.al kontaktoi me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, pas lajmit se të dy zhvilluan sot një takim “kokë më kokë” në selinë blu për më shumë se dy orë. Flamur Noka u shpreh se ka diskutuar me Tedi Blushin për një aksion që nuk do të ndalet. Noka u shpreh se në fokus të diskutimit ishte rakordimi i grupeve parlamentare dhe se si do të zhvillohet aksioni në parlament, por pa dhënë shumë detaje konkrete. Noka theksoi se farsa elektorale siç i...