Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm
Analistit Fatos Lubonja ka deklaruar se liria e shprehjes në Shqipëri rrezikohet prej ndryshimeve të propozuara nga qeveria në Kodin Penal. Lubonja tha se me dënimet e ashpra që parashikohen në Kodin Penal në rastet e ironisë, fyerjes e talljes me figura të larta të pushtetit, tregojnë se një njeri me pushtet absolut është i rrezikshëm. Sipas tij, reagimi i dobët jo vetëm i mediave të tjera, por dhe ai qytetar tregojnë se në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës. “Plani i Ramës është ky, se ai ka vështirësi të pranojë kritikën. Teknikat që ka përdorur kanë qenë këto, blerja e atyre që e kritikojnë, e dyta investitorët strategjikë që i shpërblen. Qarkullon shumë ajo që thotë se e kam personale me Irfanin, u ka...