Plagosi të riun për parkimin në Hamallaj, prangoset pas 5 orësh autori (EMRI)

Plagosi të riun për parkimin në Hamallaj, prangoset pas 5 orësh autori (EMRI)

Është arrestuar Altin Lekegega, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të ndodhur këtë të mërkurë në Durrës. Ngjarja ndodhi pas një sherri për një vend parkimi në Hamallaj. I plagosur mbeti Liridon Rama. Arratia e autorit ka marrë fund pas gati 5 orësh. Altin Lekegega u arrestua nga policia dhe ndodhet në komisariatin e Durrësit ku edhe po merret në pyetje për ngjarjen. Nga informacionet paraprake mësohet se ai ka pohuar se gjithçka kishte ndodhur për shkak të një konflikti që nisi për një vendparkimi.