Demi Lovato, ikona e muzikës mbush 33 vjeç

Demi Lovato, ikona e muzikës mbush 33 vjeç

Sot, këngëtarja, aktorja dhe aktivistja e njohur Demi Lovato feston 33-vjetorin e lindjes. E lindur më 20 gusht 1992 në Albuquerque, New Mexico, Demi ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme që shkon përtej muzikës pop, duke u kthyer në një zë të fuqishëm për shëndetin mendor, vetëpranimin dhe forcën personale. Që nga fillimet si aktore në seriale të Disney Channel si “Camp Rock” dhe “Sonny with a Chance”, e deri te sukseset e mëdha me këngë si “Skyscraper”, “Heart Attack” dhe “Sorry Not Sorry”, Demi ka treguar vazhdimisht talent, pasion dhe guxim për të qenë vetvetja, edhe në dritën e vështirësive personale, transmeton KultPlus. Në dekadën e fundit, Lovato ka qenë e hapur për betejat e saj me shëndetin mendor, varësinë dhe vetëbesimin, duke ndarë...