‘Perdja e Mëndafshit’ – Kina ndan rajonin dhe shfaq Shqipërinë e Kosovën si ‘Perëndimi i vërtetë’

‘Perdja e Mëndafshit’ – Kina ndan rajonin dhe shfaq Shqipërinë e Kosovën si ‘Perëndimi i vërtetë’

Nga Vitjon Nina Ballkani Perëndimor ka qenë gjithnjë “fuçia e barutit” e Evropës dhe edhe pse në ditët e sotme, konteksti nuk shfaqet i asaj çfarë mund të duket si përfshirje e drejtpërdrejtë në konflikt të armatosur, situata e nderë të zë sytë qartësisht. Jo për fushata ideologjike, sa për strategji afatgjata ekonomike dhe të ndikimit politik, ku një aktor i largët, herë i heshtur e herë i zëshëm, po hedh një perde të mëndafshtë mbi rajonin dhe po bën një ndarje të qartë: Lindjen e largët, apo perëndimin? Katër shtete, duke filluar nga Hungaria në veri, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, po krijojnë pllajën e ndikimit kinez përmes investimeve të fuqishme, në këmbim të mbështetjes politike dhe afrimin e shteteve. Jashtë kësaj perdeje,...