Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Jet ski” i policisë niset të shpëtojë pushuesin, por aksidentohet rrugës, përplaset me një mjet lundrues
FOTO ILUSTRUESE VLORË- Mjeti lundrues “Jet ski” i Policisë së Vlorës është përplasur me një tjetër mjet lundrues në zonën e Jonufrës. Bëhet me dije se ngjarja ndodhi këtë pasdite, pasi Policia u njoftua se një person me kanoe kërkonte ndihmë. Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën për në vendngjarje, por u përplasen me një tjetër mjet lundures “jet ski”, ku ndodheshin dy persona. Si pasojë e aksidentit është lënduar lehtë drejtuesi i mjetit tjetër. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet procedurale, në bashkëpunim me AMP, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. "Sot, rreth orës 18:20, pas marrjes së një njoftimi se në zonën e Jonufrës ndodhej një shtetas me kanoe që kërkonte ndihmë, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë...