“E dimë çfarë të presim nga shqiptarët, janë të shpejtë dhe sulmues”, trajneri i Jagiellonias nuk trembet: Ia kemi analizuar pikat e dobëta

“E dimë çfarë të presim nga shqiptarët, janë të shpejtë dhe sulmues”, trajneri i Jagiellonias nuk trembet: Ia kemi analizuar pikat e dobëta

Dinamo City është vetëm dy ndeshje larg grupeve të Ligës së Konferencës. Ekipi i Ilir Dajës do të zbresë mbrëmjen e nesërme në fushë përballë Jagiallonias për të synuar befasinë në tokën polake. Trajneri i Jagiellonias ka folur për “TVPSPORT.PL” në lidhje me duelin e nesërm dhe atë të një jave më pas në “Air Albania”. Siemieniec-i ka theksuar se Dinamoja nuk duhet të vlerësohet nga niveli i ligës shqiptare apo nga vlera e lojtarëve në treg, por nga analizimi i performancave të tyre. Trajneri i Jagiellonias ka vlerësuar pozitivisht Dinamon, por nga ana tjetër ka shtuar se i ka studiuar mirë pikat e saj të dobëta. “Duhet të çlirohemi nga stereotipi i ligës shqiptare, sepse shumë i gjykojnë rivalët tanë bazuar në statistika dhe...