Shkoi për të shpëtuar turistin, por jet ski i Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

Shkoi për të shpëtuar turistin, por jet ski i Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

Një mjet lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përplasur me një tjetër jet ski në det teksa shkonte për të shpëtuar një turist në zonën e Jonufrës. Sipas Policisë në mjetin tjetër lundrues ndodheshin dy persona njëri prej të cilëve është lënduar. “Sot, rreth orës 18:20, pas marrjes së një njoftimi se në zonën e Jonufrës ndodhej një shtetas me kanoe që kërkonte ndihmë, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë për në vendngjarje. Gjatë lundrimit drejt vendit të njoftuar, mjeti lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përfshirë në një përplasje me një tjetër mjet lundrues jet ski ku ndodheshin dy shtetas. Si pasojë, njëri prej tyre (drejtuesi) ka marrë dëmtime të lehta”, njofton policia. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen...