U zyrtarizua sot te Roma. Leon Bailey i ndodh e papritura në seancën e parë stërvitore

U zyrtarizua sot te Roma. Leon Bailey i ndodh e papritura në seancën e parë stërvitore

20 Gusht 2025 20:47 Telesport Roma zyrtarizoi mëngjesin e sotëm transferimin e Leon Bailey nga Aston Villa, në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Bailey është futbollisti i parë xhamajkan në historinë e verdhkuqve. Karriera e tij si profesionist ka qenë në ekipet si Genk, Bayer Leverkusen dhe së fundmi Aston Villa. Në 377 ndeshje në nivel kombëtareje dhe klubesh, Bailey ka shënuar 76 gola. Megjithatë, aventura e tij te Roma nuk ka nisur aspak mirë. Mediat italiane raportojnë se anësroi 28-vjeçar është dëmtuar në seancën e parë stërvitore me klubin e ri. Dyshohet për një problem muskulor, ndërkohë që në orët në vijim pritet të mësohet më shumë rreth dëmtimit të tij. Por, është e sigurt se xhamajkani do të...