Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Quentin Tarantino zbulon cili është filmi i tij më i mirë
Regjisori i njohur i Hollivudit, Quentin Tarantino, ka zbuluar se cilin nga filmat e tij e konsideron më të mirin, dhe ndoshta nuk është ai që do të prisnit. Regjisori amerikan ka fituar dy çmime Oscar: një për skenarin e “Pulp Fiction” në vitin 1994 dhe një tjetër për skenarin e “Django Unchained” 18 vjet më vonë. Por, asnjë nga këta nuk është filmi që ai e konsideron më të mirë, madje as të preferuarin e tij. Në vend të tyre, Tarantino tha se filmi i vitit 2009 “Inglourious Basterds” është vepra e tij më e mirë, ndërsa i preferuari i tij është filmi i fundit që ka realizuar, “Once Upon a Time… in Hollywood”. Ai i bëri këto komente gjatë një interviste në podkastin...