Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SHBA-ja sanksionin gjyqtarë e prokurorë të tjerë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, vendosi të mërkurën sanksione ndaj dy gjyqtarëve dhe dy prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP). Uashingtoni e ka shtuar trysninë ndaj këtij tribunali për krime të luftës, për shkak të përpjekjeve të tij për t’i ndjekur penalisht liderët izraelitë dhe në lidhje me një vendim të mëparshëm për të hetuar zyrtarë amerikanë. Në një komunikatë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e quajti GJNP-në ‘kërcënim për sigurinë kombëtare që ka shërbyer si një instrument i luftës ligjore kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit’. Departamenti i Shtetit njoftoi se dy gjyqtarët dhe dy prokurorët e sanksionuar të mërkurën kanë qenë vendimtarë në përpjekjet për të ndjekur penalisht amerikanë dhe izraelitë. Si rezultat i sanksioneve, çdo pasuri që ata mund të...