Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Plagosja në Durrës/ Policia ende në vendngjarje, familja e autorit largohet nga Hamallaj
Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi plagosja e Liridon Radës, 28 vjeçari i cili u godit me 2 plumba nga Altin Lekëgegaj. Familja e autorit të ngjarjes e cila banon në Hamallaj të Durrësit është larguar nga banesa ndërsa policia ka ngritur postblloqe në të gjithë zonën e Durrësit. I riu Rada ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit, në gjëndje kritike për jetën, ndërsa transportimi i tij drejt Traumës është bërë i pamundur për shkak se ka një plumb në brinjë. Plagosja ndodhi pasditen e sotme në Hamallaj dhe shkak dyshohet se ka qenë një vendparkimi.