Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zhdukja misterioze e ish-zyrtarit të AKSHI-t/ Kush është Daniel Shima, pronar i disa bizneseve në kryeqytet, policia sekuestron disa kamera…
Daniel shima TIRANË- Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është zhdukur. Familjarët e tij kanë denoncuar zhdukjen, teksa kanë zbuluar se në kontaktin e tyre të fundit, ai i kishte njoftuar se është ndaluar nga Policia dhe ishte arrestuar. Kush është Daniel Shima? Shima ka qenë ish-zv/ drejtor i AKSHI-t, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, një ndër zyrtarët më të lartë të kësaj agjencie, direkt pas drejtueses Mirlinda Karçanaj. Në fakt, Daniel Shima ka qenë deri pak muaj më parë numri 2 i AKSHIT. Ndaj Shimës janë bërë akuza publike gjatë kohës që ishte në detyrë në lidhje me abuzimet dhe vjedhjet e tenderave të organizuara nga AKSHI. Ai u largua nga detyra në vitin 2024. Shima u shkarkua nga...