Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Zhdukja e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, reagon zyrtarisht Policia e Shtetit
daniel shima TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me zhdukjen e ish-zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima. Sipas bluve, denoncimi për zhdukjen e tij është bërë rreth orës 17:00, në Komisariatin nr.1 të Tiranës. Mësohet se ka qenë nëna e Shimës, ajo që është paraqitur në Komisariat dhe ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me djalin e saj. Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, teksa ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ai është parë për herë të fundit. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me...