U plagos pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeçari në gjendje kritike

U plagos pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeçari në gjendje kritike

I plagosuri me armë zjarri pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është në gjendje kritike për jetën. 28-vjeçari Liridon Rata u plagos me armë zjarri rreth orës 16:40 gjatë një konflikti për motive të dobëta nga një 44-vjeçar i identifikuar nga policia dhe i shpallur në kërkim. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar menjëherë prej andej me makinën e tij tip “Toyota Yaris”, ndërsa 28 vjeçari u dërgua menjëherë në spiatal për të marrë ndihmën mjekësore. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.