Tjetër gafë nga Trump! E çon Krimenë në oqean dhe fajëson Obamën se ia fali Putinit

Tjetër gafë nga Trump! E çon Krimenë në oqean dhe fajëson Obamën se ia fali Putinit

Gafat e Donald Trump me gjeografinë, kryesisht të shteteve të përfshira në konflikte, për të cilat ai pretendon se po i pajton, kanë qenë të shpeshta së fundmi. Presidenti amerikan nuk i shpëtoi një të tillë edhe sot teksa në një interviste për “Mark Levin Show” e bëri Krimenë një ishull. Ai tha për gadishullin ukrainas që u aneksua nga Rusia, se ndodhet “në mes të oqeanit” dhe shtoi me pompozitet se është një “zonë e mrekullueshme me madhësinë e Teksasit”. Presidenti amerikan pohoi, ndër të tjera, se gjatë mandatit të tij të parë, Rusia nuk kreu asnjë pushtim territorial, në ndryshim nga ajo që ndodhi nën presidentët e mëparshëm. Konkretisht, Trump theksoi se nën udhëheqjen e tij, Moska nuk ishte në gjendje të pushtonte...