Camp Nou nuk miratohet nga Bashkia, Barcelona me plan B

Camp Nou nuk miratohet nga Bashkia, Barcelona me plan B

Ishte përgatitur për të luajtur ndeshjet e La Liga-s në impiantin qëndror, Barça sërish larg Camp Nou-t Barcelona vazhdon të përjetojë javë të tëra pasigurie në lidhje me stadiumin në rikonstruksion. Kjo pasi Këshilli i Qytetit dështoi të jepte licencën për përdorimin e parë të stadiumit të ri Spotify Camp Nou ndërsa tani Barça është detyruar të aktivizojë planin B. Siç raportohet nga Mundo Deportivo, klubi ka nënshkruar një marrëveshje me Barcelona de Serveis Municipals (BSM) për përdorimin e Estadi Olímpic Lluís Companys deri në shkurt 2025. Kjo zgjidhje do të garantonte zhvillimin e katër ndeshjeve në shtëpi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, siç kërkohet nga rregulloret e UEFA-s, dhe një mundësi për play off. Vazhdo leximin