Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U zhduk pa lënë gjurmë/ Zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet: Po më…
Familjarët e Daniel Shimës, ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i AKSHI-t, kanë denoncuar në komisariatin nr. 1 humbjen e kontakteve me të afërmin e tyre. Sipas denoncimit, Shima iu ka dërguar një mesazh familjarëve ku shkruante se “po e arrestonin”. Pas këtij momenti, nuk ka pasur më komunikim me të. Ndërkohë, policia ka nisur veprimet për sqarimin e ngjarjes, duke sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ai është parë për herë të fundit. Kujtojmë se më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK lidhur me tenderat e zhvilluar nga AKSHI.