Në 2022 firmosi vetë vendimin që mbron ndërtuesit e paligjshëm, tani nuk ndal sulmin ndaj gjyqtarit Balliu

Në 2022 firmosi vetë vendimin që mbron ndërtuesit e paligjshëm, tani nuk ndal sulmin ndaj gjyqtarit Balliu

Kryeministri Edi Rama nuk ndal sulmin ndaj gjyqtarit të gjykatës Administrative, Hazbi Balliu për vendimin që lidhet me pallatin e konfiskuar nga KKT-ja, - një hotel 6-katësh në afërsi të Liceut Artistik - ku qeveria kishte planifikuar të vendoste Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Në një postim në facebook Rama hedh aludime se gjyqtari nuk ka lexuar provat që shteti kishte vendosur në dispozicion. Atë që Rama nuk përmend është se vendimi i gjyqtarit Hazbiu u mbështet në një vendim që vetë Rama ka firmosur vendimin e qeverisë nr. 589, datë 7.9.2022, që favorizon ndërtuesit e paligjshëm dhe ligjëron antishtetin.  "As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje,...