Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Trajnerët italianë: Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA!
20 Gusht 2025 18:21 Telesport Shoqata e Trajnerëve të Futbollit në Itali, AIAC, ka kërkuar që Izraeli të pezullohet nga garat ndërkombëtare të futbollit. Arsyeja, lufta në Rripin e Gazës. Para ndeshjeve të Italisë në kualifikueset për Botërorin kundër Izraelit në dy muajt e ardhshëm, AIAC-i theksoi se “Izraeli duhet të ndalet. Edhe futbolli duhet të marrë masa”. AIAC ia ka dërguar një letër zyrtare Federatës së Futbollit të Italisë, e cila do t’u përcillet shtëpive të futbollit evropian dhe botëror, UEFA dhe FIFA, duke kërkuar pezullimin e Izraelit. “Dhimbja e së kaluarës nuk mund ta errësojë ndërgjegjen e as njerëzinë e askujt”, thuhet në letër. Italia pritet të përballet me Izraelin në fushë neutrale në Debrecen të Hungarisë, më 8 shtator, para se ta...