“Ai është i pashitshëm”! Inter refuzon ofertën 45 milionë euro nga Napoli për yllin 20-vjeçar

“Ai është i pashitshëm”! Inter refuzon ofertën 45 milionë euro nga Napoli për yllin 20-vjeçar

20 Gusht 2025 18:36 Telesport Me dëmtimin e Romelu Lukaku-t, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë një përforcim të rëndësishëm në sulm këto ditë të mbetura të merkatos. Sipas “TuttoMercatoweb” drejtuesit e Napoli-t kanë hedhur sytë te sulmuesi i ri i Inter-it, Francesco Pio Esposito, i cili në sezonin e kaluar shënoi 20 gola në Serie B, ku ishte i huazuar te Spezia. Oferta e Aurelio De Laurentiis ka qenë plot 45 milionë euro për sulmuesin 20-vjeçar. Megjithatë, përgjigjja e Inter-it ka qenë e menjëhershme, duke e refuzuar ofertën dhe duke i treguar Napoli-t se ai lojtar është i pashitshëm. Pio Esposito konsiderohet si e ardhmja e sulmit zikaltër dhe këtë sezon...