Konfliktet me thikë dhe sende të forta, në 8 muaj 101 raste

Konfliktet me thikë dhe sende të forta, në 8 muaj 101 raste

Konfliktet me thikë dhe ato me sende të forta vijojnë të mbeten një shqetësim për policinë, nisur edhe nga numri i lartë i ngjarjeve të regjistruara në vend. Rastet më të fundit ishin në Kurbin dhe Divjakë, në 24 orët e fundit, ku u shënua 1 i plagosur dhe 1 viktimë, duke e çuar në 101 numrin e ngjarjeve në të gjithë vendin në 8 muaj. Kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, pasi një pjesë e këtyre konflikteve nuk raportohen tek autoritetet, pavarësisht dëmtimeve që marrin personat e përfshirë në to si pasojë e përdorimit të armëve të ftohta apo sendeve të forta. Në disa raste, këto konflikte kanë qenë fatale për 6 persona, të cilët kanë humbur jetën për shkak të...