Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mister në Francë, gjenden në lumin Senë trupat e katër burrave, një i dyshuar po merret në pyetje
Policia franceze arrestoi të mërkurën dhe po merr në pyetje një burrë për vrasje, pasi katër trupa u gjetën në lumin Sena javën e kaluar. I dyshuari po mbahet në Paris, raporton BBC. Policia nuk ka dhënë detaje rreth tij apo numrit të vrasjeve për të cilat po merret në pyetje. Trupi i parë u gjet më 13 gusht nga një kalimtar pranë një ure në Soisy-le-Roi, një periferi juglindore e Parisit. Më vonë atë ditë, policia, duke kontrolluar zonën, zbuloi tre trupa të tjerë të zhytur në ujë në një distancë të shkurtër. Trupi i parë me sa duket kishte qenë në ujë për një kohë të shkurtër. Ishte një burrë 40-vjeçar nga zona. Tre trupat e tjerë u gjetën në një fazë shumë...