Plagosja me armë zjarri në Durrës, sherri për një vend parkimi

Plagosja me armë zjarri në Durrës, sherri për një vend parkimi

Shkaku i plagosjes me armë zjarri pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është një vend parkimi.  Një person u qëllua me dy plumba në trup, kurse autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Toyota Yaris”. Sipas burimeve policore të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se autori është shtetasi me inicialet A.L.. ndërsa i plagosuri është 28 vjeç. Forcat e policisë ndodhen në terren dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Postblloqe janë ngritur në rrugën që lidh Hamallajn me autostradën Durrës Tiranë, si dhe në këtë aks kombëtar drejt të cilit dyshohet se ka lëvizur autori pas krimit. Top Channel