Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
”Vajzë Fest”, Edi Rama: Ejani ta jetojmë traditën bashkë, aty ku çdo hap është histori
Në fund të çdo gushti, ”Vajza e Vlorës” shndërrohet në një qendër ku shpaloset arti dhe mikpritja shqiptare. Kryeministri Edi Rama fton të gjithë qytetarët që ti bashkohen ”Vajzë Fest”, që mbahen për 3 ditë në fshatin Vajzë në Vlorë. ”Tre ditë që kthejnë Vajzën në një skenë magjie! Nga tingujt e këngëve labe te shijet e sofrës së amvisave, nga pjesët teatrore tek ecjet në natyrë e netët me vallëzim gjithçka merr jetë në Vajzë Fest’ 2025. 22–24 Gusht-Vajzë, Vlorë Ejani ta jetojmë traditën bashkë, aty ku çdo hap është histori dhe çdo buzëqeshje mikpritje”,-shkruan Rama. Reportazh/ Vajza që u bë ZONJË! (FSHATI VAJZË)