Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pritet përkeqësim i motit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla në jug
Teksa kushtet e motit priten që të përkeqësohen në 24-orët e ardhshme, duke nisur nga ora 10:30 e datës 21 gusht, është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, si brenda gjirit të Vlorës e Himarës, ashtu edhe në det të hapur. Të gjithë drejtuesit e mjeteve detare janë të këshilluar të marrin masa sigurie për mjetet dhe ekuipazhet, si dhe të qëndrojnë në gatishmëri për shkak të motit të keq. Autoritetet bëjnë apel për bashkëpunim nga subjektet dhe institucionet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur. “Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 21-22.08.2025 duke filluar nga ora 10:00 datë...