Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në Hamallaj në Durrës. Paraprakisht deklarohet se një person u qëllua me dy plumba në trup, kurse autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Toyota Yaris”. Sipas burimeve policore të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se autori është shtetasi me inicialet A.L. Forcat e policisë ndodhen në terren dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Postblloqe janë ngritur në rrugën që lidh Hamallajn me autostradën Durrës Tiranë, si dhe në këtë aks kombëtar drejt të cilit dyshohet se ka lëvizur autori pas krimit. Njoftimi i policise Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri...