Mes tensioneve për largimin ose jo të Berishës, Noka dhe Blushi dy orë “kokë më kokë” në selinë blu! Çfarë u diskutua?

Mes tensioneve për largimin ose jo të Berishës, Noka dhe Blushi dy orë “kokë më kokë” në selinë blu! Çfarë u diskutua?

Flamur Noka-Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, janë ditën e sotme në selinë blu. Takimi "kokë më kokë" zgjati rreth 2 orë, ndërsa burime për mediat bëjnë me dije se aksioni opozitar që nis në shtator ka qenë në fokus të diskutimeve. Bëhet fjalë për një aksion të përbashkët politik mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, ndërkohë që pritet reagimi i palëve për të mësuar cilat do të jenë lëvizjet konkrete. Protestat kombëtare PD dhe PL kanë qenë gjithashtu një pikë tjetër diskutimi, pasi deri më tani protestat dhe revolatat në parlamentin e ri mendohet të jenë lëvizjet kryesore të kampit opozitar.  Ditët e fundit, vorbulla mes opozitarëve po sillet...