Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përkeqësohet moti, kapiteneria detare e Vlorës del me njoftimin e rëndësishëm për mjetet lundruese
Kapiteneria detare e Vlorës ka urdhëruar që të gjitha mjetet e vogla lunduruese dhe anijet e peshkimit e kanë të ndaluar daljen në det duke nisur nga ora 10:30 e ditës së nesërme deri në mëngjesin e së premtes, për shkak se pritet përkeqësim i motit. Raportohet se për shkak të pëkeqësimit të motit era në det do të fryjë nga jug perëndimi me shpejtësi deru në 15-20m/s. Njoftimi: Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 21-22.08.2025 Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 21-22.08.2025 duke filluar nga ora 10:00 datë 21.08.2025 në drejtimin JUG-JUG-PERËNDIM në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, ju bëjmë...