Ushtria izraelite: Gati dhjetëra mijëra rezervistë për operacionin e zgjeruar në Gazë

Ushtria izraelite: Gati dhjetëra mijëra rezervistë për operacionin e zgjeruar në Gazë

Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën se do të thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë dhe do ta zgjasë shërbimin për ushtarët e tjerë për një operacion të zgjeruar ushtarak në Qytetin e Gazës. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, i miratoi planet për të nisur një fazë të re të operacioneve në disa prej zonave më të dendura të Gazës, bëri të ditur ushtria izraelite të mërkurën. Sipas planit, që pritet ta marrë pëlqimin përfundimtar nga shefi i shtabit në ditët në vijim, do të thirren 60.000 rezervistë dhe do të zgjatet shërbimi për 20.000 të tjerëve që tashmë janë në detyrë. Ky vendim vjen në një kohë kur negociatorët po përpiqen të arrijnë marrëveshje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, për t’i dhënë fund luftës...