VIDEO/ ‘Më paguaj, ose do ta pësosh’, prangoset shqiptari, akuzohet për zhvatje nga ish-punëdhënësi

VIDEO/ ‘Më paguaj, ose do ta pësosh’, prangoset shqiptari, akuzohet për zhvatje nga ish-punëdhënësi

  Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar 30-vjeçar, i kapur në flagrancë gjatë një akti zhvatjeje të rënduar ndaj ish-punëdhënësit të tij. Hetimi nisi pas kallëzimit të një sipërmarrësi vendas në sektorin bujqësor, i cili deklaroi se ishte viktimë e zhvatjes së vazhdueshme nga ish-punëtori i tij. Sipas denoncimit, shqiptari i kishte kërkuar para në mënyrë të përsëritur për më shumë se dy vite, duke kërcënuar me pasoja fizike dhe dëmtim të mjeteve të punës nëse nuk paguhej. Shumat e kërkuara luhateshin nga 2.500 deri në 4.000 euro, dhe kërkesat përsëriteshin çdo 30 deri në 40 ditë. Autoritetet organizuan një operacion të posaçëm për të ndjekur nga afër dorëzimin e kontrolluar të shumës prej 1.400 eurosh, që ishte kërkuar së fundmi nga i dyshuari....