Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Po insistohet që në krye të Kuvendit të jetë një grua”/ Ngërçi politik në Kosovë, reagon analisti: Avaz i vjetër në…
Analisti, Xhavit Drenori në një intervistë televizive u shpreh se po insistohet që në krye të Kuvendit të Kosovës të jetë një grua. Xhavit Drenori: Në fakt kjo që ndodhi sot e vërtetoi atë që e kemi thënë më herët që problemi nuk është thjesht ligjor por është mosgatishmëri e klasës politike që me këtë rezultat të zgjedhjeve të prodhohen institucionet, të krijohen institucionet. Dhe me gjasa do jetë kryetare me insistim sepse siç duket siç pamë edhe sot edhe emri i dytë që u pasua pas Albulena Haxhiut ishte i zonjës Donika Gërvalla. Jemi në një situatë kur nuk ka lëvizje nga pozicionet dhe gjykata Kushtetuese nuk mund të imponojë realisht krijim të institucioneve.