Siguria në punë!? Në 24 orë, një punëtor humb jetën në Bulqizë, 2 të tjerë plagosen në Tiranë

Siguria në punë!? Në 24 orë, një punëtor humb jetën në Bulqizë, 2 të tjerë plagosen në Tiranë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Kushtet e sigurisë në punë vijojnë të mbeten problem në Shqipëri, ku rastet fatale me humbje jete tashmë po shtohen. Së fundmi vetëm brenda 24 orëshit të fundit, është regjistruar një viktimë dhe dy të plagosur në vendin e punës.  Rasi i parë është raportuar në Bulqizë, ku punëtori 68-vjeçar është plagosur teksa ishte duke punuar punimet në kantierin e ndërtimit të ujëmbledhësit të kanalit të Bllacës. Fatkeqësisht punëtori nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën në spital. Në lidhje me rastin në hetim është vendosur drejtuesi teknik i subjektit. "Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin A. H., 70 vjeç, banues...