Tare pret Gatuzon dhe Bufonin, stafi i Italisë ndjek stërvitjen e Milanit

Tare pret Gatuzon dhe Bufonin, stafi i Italisë ndjek stërvitjen e Milanit

Xhenaro Gatuzo ka nisur turin e tij në klubet italiane, për të ndjekur nga afër seancat e tyre stërvitore. Gatuzo është kthyer në Milanelo pas shumë vitesh, por këtë herë në rolin e trajnerit të Italisë. Së bashku me stafin e tij, Bufonin dhe Bonuçin, ka takuar Igli Taren, me të cilin zhvilloi një bisedë të gjatë, Masimiliano Alegrin dhe lojtarët e Milanit. “Sky Sport” raporton se fokusi kryesor ishte Riçi, që konsiderohet një nga talentet e futbollit italian. Gjithashtu, është ndjekur me kujdes edhe Gabia, si dhe talenti i ri që ka bërë për vete Alegrin, Bartezagi./Sport Ekspres/