SPAK: Deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

SPAK: Deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Për 140 deputetët e mandatuar të Kuvendit pas 11 Majit, SPAK nuk ka regjistruar asnjëri prej tyre si person nën hetim. Top Channel e mori këtë përgjigje nga SPAK-u, pasi i dërgoi emrat e deputetëve të shpallur fitues nga KQZ-ja. Për shkak të shumë akuzave publike nga të gjitha palët, të ngritura veçanërisht, para zgjedhjeve, pyetja ishte direkt: A ka deputetë nën hetim? Përgjigja e SPAK-ut nuk ishte aq e drejtpërdrejtë, por mjaftueshmërisht e kënaqshme për politikanët e vjetër dhe të rinj, në maxhorancë dhe në opozitë. “Emrat e përfshirë në listat e dërguara, nuk rezultojnë të jenë regjistruar deri tani si persona në hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thotë SPAK. Ekspertët...