Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
VIDEO/ Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu: Nga hapësirë e braktisur, në qendër multifunksionale për të rinjtë
Ish-godina e maternitetit të Sarandës, në kuadër edhe të rijetëzimit të aseteve publike, po shndërrohet në një Qendër Multifunksionale për të rinjtë, investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli panë nga afër zbatimin e këtij projekti ku godina e ndërtuar që në vitin 1930 dhe e braktisur prej vitesh, do të shërbejë si një qendër edukimi praktik, muze si dhe hapësirë sociale dhe kulturore. Koçiu shtoi se synimi është të krijohet një model i qëndrueshëm që mbështet zhvillimin lokal, turizmin dhe përfshirjen e të rinjve në jetën aktive të qytetit. ”Kjo është një super godinë e bukur në një nga lokacionet më atraktive të qytetit të Sarandës që shërbimin shëndetësor që ofrohej...