“CNN”: Deklaratat kontraverse të Moskës, pse Putini mund të jetë gati të takohet me Zelenskyn 

“CNN”: Deklaratat kontraverse të Moskës, pse Putini mund të jetë gati të takohet me Zelenskyn 

Marrëveshja e të hënës në Shtëpinë e Bardhë mbi hapin tjetër – një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky – dukej gjerësisht unanime. Pastaj erdhi përgjigja ruse. “U diskutua ideja se do të ishte e përshtatshme të studiohej mundësia e rritjes së nivelit të përfaqësuesve të palëve ruse dhe ukrainase”, tha ndihmësi i Kremlinit, Yury Ushakov, duke informuar gazetarët mbi telefonatën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me Putinin. Nuk u përmend asnjëri udhëheqës me emër, apo ndonjë tregues se “përfaqësuesit” mund të ngriheshin në atë nivel. Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov mori një ton më pajtues në një intervistë televizive shtetërore të martën më vonë. “Ne nuk refuzojmë asnjë formë pune – as dypalëshe dhe as trepalëshe”,...