Muller i befason të gjithë: Ju tregoj kush do jetë lideri i ri i Bayernit

Muller i befason të gjithë: Ju tregoj kush do jetë lideri i ri i Bayernit

20 Gusht 2025 16:21 Telesport Kush mund të jetë lideri i ardhshëm i Bayern? Legjenda e klubit, Thomas Muller, ka një parashikim. Gjermani i ka befasuar të gjithë me përgjigjen e tij. “Sipas meje, Michael Olise. Bazuar te përpjekjet dhe angazhimi i tij, e shoh si lojtar kyç për vitet e ardhshme. Mund të bëhet lider, si Franck Ribéry në kohën time. Ka karakter tjetër, po sinjalizon shokët me qartësi: ‘Më jep topin dhe kujdesem unë për më tej!’ Kështu drejtohet skuadra pa folur fare”. Olise u ble për rreth 50 mln euro vitin e shkuar dhe sot e ka vlerën 100 mln euro. Super investim nga Bayern!