Rekord nga Liverpool, zbulohet oferta e re për Alexander Isak!

Rekord nga Liverpool, zbulohet oferta e re për Alexander Isak!

20 Gusht 2025 16:42 Telesport Alexander Isak është lojtari më i lakuar i momentit në mediat sportive të Europës. Sulmuesi po bën një betejë të hapur me Newcastle për ta lënë të transferohet te Liverpool. Klubi i kuq deri tani ka bërë dy oferta për të, por janë refuzuar. Liverpool tashmë është i gatshëm të bëjë një hap gjigant. Sipas The Sun, klubi angle do të ofrojë 150 milionë euro për të bindur Newcastle të dorëzohet dhe ta lejojë sulmuesin të veshë fanellën e kuqe.