Rodrygo po tundohet, lëviz në orët e fundit në Premier League?

Rodrygo po tundohet, lëviz në orët e fundit në Premier League?

20 Gusht 2025 17:00 Telesport E ardhmja e Rodrygo te Real Madrid është e pasigurt, pasi interesimi nga Manchester City po rritet. Sulmuesi brazilian, aktualisht shpesh lojtar stoli te madrilenët, mund ta shohë kalimin në Premier League si hap pozitiv për karrierën e tij. Pep Guardiola shihet si një trajner tërheqës për Rodrygon dhe stafi i tij nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit te City. Ai ka kontratë me Real Madridin deri në qershor 2028. Xabi Alonso nuk ka probleme me 24-vjeçarin, por City është në kërkim të përforcimeve pas largimeve të Jack Grealish dhe Kevin De Bruyne. Real Madrid mund të kërkojë rreth 100 milionë euro për kartonin e tij.