Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
72 deputetë për herë të parë në Kuvend më 10 shtator, socialistët presin me ankth Ramën për qeverinë e re
Në një mënyrë apo në një tjetër, seanca e parë konstituuese e Kuvendit të ri është në dorë të Sali Berishës. I takon atij si deputeti më i vjetër në moshë të drejtojë seancën e parë të Parlamentit deri kur Kuvendi të zgjedhë kryetarin e ri. Para 4 vitesh Berisha e refuzoi këtë privilegj e ishte koha kur ai rrinte në prapavijë dhe protagonizmin ia kishte dorëzuar Lulzim Bashës. Nëse Berisha refuzon sërish këtë rol të përkohshëm, e drejta i kalon Tritan Shehut, dhe më pas 68-vjeçarit socialit Vasil Llajo. Ndërkohë Kuvendi është duke pritur një dekret nga presidenti Bajram Begaj për të thirrur mbledhjen e parë të kësaj legjislature të XI. Sipas Kushtetutës, Kreu i shtetit e thërret Kuvendin jo më vonë se 10 ditë...