Salvatore Quasimodo, nobelisti italian i poezisë, ai që skaliti lirikat e tij me zjarr klasik

Salvatore Quasimodo, nobelisti italian i poezisë, ai që skaliti lirikat e tij me zjarr klasik

Nga Albert Vataj Salvatore Quasimodo (Salvatore Kuazimodo) ishte një nga poetët e shumënjohur italian. Kritik dhe përkthyesit po kaq i përkushtuar që plazmoi gjurmë të shndritshme në historinë e letërsisë italiane dhe asaj botërore. “Ai ka shkruar me një delikatesë meditative dhe përsiatje të holla si askush në poezinë moderne italiane”, mëton Moikom Zeqo. Poezia e tij e ngërthyer në një modus shprehës forcash dhe thellësish, elaburuar përmes një lirike përshkuese dhe tronditëse njiherash, zë vend në magjinë e komunikimit poetik si një identitet i pagjasshëm dhe një zë i fuqishëm. Sipas tij “pozicioni i poetit nuk mund të jetë pasiv në shoqëri, ai, kemi thënë, e ndryshon botën. Figurat e tij të forta, ato të krijuarat, rrahin në zemrën e tij më shumë sesa...