Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Aubrey Plaza: Zia është si një ‘oçean i madh tmerri’
Aktorja Aubrey Plaza ka folur për herë të parë për humbjen e bashkëshortit të saj, regjisorit Jeff Baena, i cili u vetëvra shtatë muaj më parë, në janar, në moshën 47-vjeçare. Në një intervistë në podkastin e Amy Poehler, shoqja e saj nga seriali “Parks and Recreation”, Plaza tregoi se jeta është një “luftë e përditshme”. E pyetur se si ndjehej, ajo tha:“Mendoj se jam mirë,” përpara se të krahasonte zinë me një “oçean të madh tmerri”.“Ndonjëherë dua të futem brenda dhe ta përjetoj plotësisht,” tha ajo. “Ndonjëherë vetëm e shikoj, e ndonjëherë përpiqem të largohem prej tij. Por ai është gjithmonë aty.” Plaza dhe Baena u martuan në vitin 2021 dhe kishin bashkëpunuar në filma si komedia horror “Life After Beth” (2014) dhe “The...