111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik

111 mijë hyrje – dalje nga Durrësi vetëm në korrik

Nëpërmjet portës kryesore detare të vendit, Portit të Durrësit, kanë hyrë dhe dalë 111 mijë e 49 pasagjerë vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, duke shënuar edhe muajin me ritmin më të lartë të këtij sezoni turistik. Terminali i Trageteve ka operuar me kapacitet të plotë në të gjitha shërbimet e tij, përfshirë edhe agjencitë private, çka ka bërë që fluksi i lëvizjes të mos sjellë vonesa apo problematika të tjera. Ajo që vihet re është se hyrjet mbajnë peshën më të madhe të qarkullimit të pasagjerëve, me 83 mijë e 116 në hyrje dhe 27 mijë e 933 pasagjerë në dalje. Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, shtetasit e huaj janë ata që kanë përdorur transportin detar në këtë pikë kufitare me...