Trump tjetër bisedë telefonike me Lukashenkan: President shumë i respektuar

Trump tjetër bisedë telefonike me Lukashenkan: President shumë i respektuar

Presidenti i SHBA, Donald Trump zhvilloi sërish një bisedë telefonike me presidentin bjellorus, Aleksandr Lukashenka, pas bisedës që zhvillloi vetëm disa orë para takimit me Vladimir Putinin javën e kaluar në Alaskë. Trump e ka cilësuar Lukashenkan si president shumë të respektuar, ndërsa theksoi se biseda e tij me të ishte përqendruar tek lirimi i 1.300 të burgosurve politikë. Sipas Valer Kavaleuskit, kreut të një organizate në mërgim të quajtur Agjencia e Çështjeve Euro-Atlantike, theksi i Trumpit mbi të burgosurit politikë ishte thellësisht simbolik. “Trump e vendosi çështjen humanitare, lirimin e të burgosurve politikë, në krye të mesazhit të tij”, tha Kavaleuski për Radion Evropa e Lirë. “Kjo thekson se negociatat humanitare janë të përshtatshme si për Minskun, ashtu edhe për Uashingtonin. Ato shmangin çështjet...