Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shantazhonte ish-punëdhënësin për t’i marrë para, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali
Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për shantazh dhe zhvatje të ish-pronarit të tij. Sipas mediave italiane, ngjarja u zbulua pas denoncimit të ish-punëdhënësit të dyshuarit, i cili raportoi se i ishte nënshtruar kërkesave të përsëritura për zhvatje nga 30-vjeçari për më shumë se dy vjet. Shumat e kërkuara varionin nga 2500 deri në 4000 euro, në intervale prej 30-40 ditësh dhe në formë gjobe, dhe shoqëroheshin me kërcënime të qarta për dëmtim fizik, ose dëmtim të automjeteve bujqësore të kompanisë. Pas sinjalizimit, autoritetet nisën hetimet dhe aksionin me një dorëzim të kontrolluar. Kërkesa e fundit e shqiptarit ka qenë vlera 1400 euro. Operacioni u zhvillua në një parking ngjitur me një bar të njohur në provincë, në prani të personelit...