Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Teksa po kërkon raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i telefonoi liderit bjellorus, Aleksandr Lukashenko, vetëm disa orë para takimit me Vladimir Putinin javën e kaluar në Alaskë, duke i befasuar shumë vëzhgues dhe politikanë. Trumpi shkroi në rrjetet sociale - duke e përshkruar Lukashenkon si “president shumë të respektuar” - se biseda e tij me të ishte përqendruar tek lirimi i 1.300 të burgosurve politikë. Sipas Valer Kavaleuskit, kreut të një organizate në mërgim të quajtur Agjencia e Çështjeve Euro-Atlantike, theksi i Trumpit mbi të burgosurit politikë ishte thellësisht simbolik. “Trump e vendosi çështjen humanitare, lirimin e të burgosurve politikë, në krye të mesazhit të tij”, tha Kavaleuski për Radion Evropa e Lirë (REL). “Kjo thekson se negociatat humanitare janë të përshtatshme si për Minskun, ashtu...