Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Fluks i lartë pacientësh në urgjencën e Vlorës, 170 vizita, 15 shtrime në ditë
Urgjenca e Spitalit Rajonal të Vlorës po përballet me një fluks të lartë pacientësh. Sipas të dhënave, çdo ditë paraqiten rreth 170 qytetarë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa afërsisht 15 prej tyre shtrohen në spital për trajtim të specializuar. Mjekja Lorena Arapaj deklaron se shumica e pacientëve janë të rinj, kryesisht nga grupmosha 15–25 vjeç, të cilët paraqiten me simptoma të virozave të stinës dhe probleme gastrointestinal. Syri tv Muaji gusht ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve që paraqiten për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit Rajonal të Vlorës. Për shkak të temperaturave të larta dhe virozave të stinës, çdo ditë paraqiten nga 150 deri në 170 persona për vizita mjekësore. Nga këta, rreth 15 pacientë me simptoma më të...