Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plan për arratisje në burgun famëkeq ku ka dhe shumë shqiptarë, policia kthen përmbys Koridhalosin, arrestohen 4 persona
Një operacion i madh është ndërmarrë nga Policia greke dhe forcat speciale ELAS në burgun famkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë. Plani i mirëorganizuar për një arratisje të mundshme nëpërmjet revoltës dhe përdorimit të armëve të futura ilegalisht, ka dështuar në momentet e fundit. Policia mësyu në godinë dhe e ktheu përmbys me kontrolle të imtësishme, ndërsa media konfirmoi se është zbuluar plani i arratisjes dhe ka 4 të arrestuar, nga të cilët 3 të huaj dhe një vendas, por nuk specifikohet nëse ka shqiptarë. U sekuestruan edhe armë si thika, telefona celularë dhe drogë. “Drejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Atikë planifikoi dhe zbatoi një aksion të posaçëm operativ në burgjet e Koridhalos të hënën në mbrëmje, me ndihmën e...